Futboll

Skënderbeu në pikiatë, e mund edhe Kastrioti

Po duket një krizë që nuk ka fund dhe që frikëson te Skënderbeu. Korçarët kanë pësuar këtë të shtunë edhe humbjen e gjashtë radhazi. Këtë herë 3 pikët bardhekuqve ia mori Kastrioti i vendit të fundit, duke triumfuar 2-1. Kjo është ndeshja që ndërpreu një herë e mirë pretendimet e ekipit korçar për të mbrojtur titullin kampion.

Pas tensioneve të para fillimit të ndeshjes loja filloi disi e vakët dhe ritmi ishte pak u ultë. Ishin vendasit ata që mbanin më shumë topin në minutat e para edhe ose loja në momente të caktuara ishte shumë e ashpër. Me kalimin e minutave Skënderbeu e mori në kontroll lojën, por sërish pa mundur dot të jetë konkret. Pjesa e para do të mbyllej me rrjetat e paprekura dhe dukej sikur golat ishin rezervuar për 45 minutat e dyta.

I pari që kaloi në avantazh ishte Kastrioti me anë të Ymerajt. Pas këtij goli të vendasve erdhi edhe reagimi i Skënderbeut, por Krasniqi ishte i pasaktë në gjuajtjen e tij. Gjithsesi Skënderbeu do të përpiqej sërish dhe goli i barazimit do të vinte në minutën e 80’ nga Kristi Vangjeli. Ndeshja po shkonte drejt një barazimi, por në minutën e 4’ shtesë Roxher gjen golin dhe i jep kështu një fitore shumë të rëndësishme ekipit krutan.

Me këtë fitore Kastrioti lë vendin e fundit dhe hap sfidën për të gjitha ekipet e fundit të tabelës për një sfidë të fortë mbijetese. Ndërsa Skënderbeu është ekipi më bilancin më të keq të dy muajve të fundit dhe duket pjesa e mbetur e sezonit do të jetë për të siguruar qëndrimin në Superligë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë