Ngjarje

Foto lajm / Korsia e biçikletave pa mbrojtëse, bie në Liqen vajza

Një vajzë e re është aksidentuar sot paradite teksa ka qenë duke shëtitur me biçikletë nga Liqeni Artificial. Ajo ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit pasi ka dalë nga korsia e biçikletave dhe më pas është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Kanë qenë kalimtarët të rastit që i kanë ardhur në ndihmë dhe që më pas kanë njoftuar urgjencën.

Në të gjithë gjatësinë e saj, pista e re e biçikletave që ka pak kohë që është përfunduar së ndërtuari nga Bashkia e Tiranës, nuk ka mbrojtëse anësore. Në shumë pjesë të saj, ajo madje i afrohet aq shumë ujit të Liqenit, saqë paraqet rrezikshmëri të lartë për përdoruesit e biçikletave në Parkun e Liqenit. Këta të fundit e kanë ngritur këtë shqetësim disa herë pranë Bashkisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë