Ngjarje

Si luftohen organizatat e drogës në Meksikë

Lufta kundër drogës vazhdon në Meksikë, për më shumë se një dekadë pasi ish-presidenti Felipe Calderon nisi të shkatërrojë organizatat kriminale.
Autoritetet meksikane kanë zhvilluar një luftë kundër organizatave të trafikut të drogës për më shumë se një dekadë, por me sukses të kufizuar. Mijëra meksikanë, duke përfshirë politikanë, studentë dhe gazetarë, vazhdojnë të vdesin çdo ditë në konflikte të ndryshme. Gjatë vitit të kaluar, nga organizatat e drogës ndodhën njëzetë e tetë mijë vrasje.

SHBA ka bashkëpunuar ngushtë me Meksikën duke i siguruar miliarda dollarë Meksikës, në mënyrë që të modernizoi forcat e saj të sigurisë, për të reformuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të bërë investime të tjera. Uashingtoni po ashtu ka kërkuar të ndalë rrjedha e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar sigurinë në kufirin e saj jugor. Sipas DEA-s amerikane organizatat meksikane të trafikimit të drogës janë furnizuesit më të mëdhenj të heroinës.
Furnizuesit meksikanë janë përgjegjës për shumicën e prodhimit të heroinës dhe metamfetaminës, ndërkohë që kokaina prodhohet kryesisht në Bolivi, Kolumbi dhe Peru dhe pastaj transportohet përmes Meksikës. Organizatat meksikane janë prodhuesit kryesor edhe të “fentanil” një opioid sintetik shumë më i fuqishëm se heroina. Konfiskimet e drogës nga SHBA janë rritur shumë gjatë viteve të fundit.
Gjatë vitit 2016-2017 prodhimi meksikan i heroinës u rrit me 37 për qind.

Shpërndarja e drogës në portet e Meksikës

Cilat janë organizatat më të mëdha?
Sa më shumë kalon koha aq më shumë shtohen dhe organizatat e drogës në Meksikë. Gjatë dekadave, ata janë rritur, janë copëtuar, kanë formuar aleanca dhe kanë luftuar për të pasur territor.
Sipas raporteve të vazhdueshme të DEA-së këto organizata përbëjnë kërcënim më të madh për Shtetet e Bashkuara.
Organizata Sinaloa, e udhëhequr dikur nga Joaquin Guzman i njohur ndryshe “El Chapo”, është një nga organizatat më të vjetra dhe më me influencë në Meksikë. Në 2017 autoritetet meksikane ekstraduan Guzmanin në SHBA, ku ai është ende në proces gjygjësor për akuza të shumta që lidhen me drogën.
Organizata Jalisco përfaqësonte në organizatë të re në vitin 2016, por shumë shpejt u shkatërrua nga organizata Sinaloa në vitin 2010. Sipas DEA-së, zgjerimi i shpejtë i aktiviteteve të saj të trafikimit të drogës karakterizohet nga gatishmëria e organizatës për t’u angazhuar në konfrontime të dhunshme me autoritetet dhe organizatat e reja.
Organizata Los Zetas. Fillimisht një grup paramilitar që u veçua nga autoritetet amerikane si grupi më i përparuar nga ana teknologjike dhe më i dhunshëm në vend. Ekspertët tregojnë për forcat vendase dhe ndërkombëtare se organizatat paguajnë gjykatës, policë, politikanë dhe zyrtare të tjerë duke përdoruar përfitimet e tyre të medha të drogës, të cilat qeveria e SHBA i vlerëson te jetë dhjetëra miliardë në vit.
Sindikatat e të drejtave civile, gazetarët dhe të tjerët kanë kritikuar luftën e qeverisë meksikane ndaj organizatave për vite, duke akuzuar ushtrinë dhe policinë për shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë torturën dhe vrasjet. Ndërsa vendndodhja e më shumë se tridhjetë e shtatë mijë njerëzve që janë zhdukur që nga viti 2006 mbeten ende një mister.

Pikat ku janë të vendosura organizatat kriminale

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të sigurojnë pjesën më të madhe të mbështetjes së saj financiare në Meksikë përmes iniciativës Merida, një partneritet sigurie që ka nisur që nga viti 2007 nga Presidenti George W. Bush dhe Felipe Calderon.
Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara i kanë agjentët e CIA-s për të trajnuar policinë federale meksikane dhe kanë rritur sigurinë në anën e kufirit.
Për presidenti Donald J. Trump siguria e kufiri është një pikë tepër e rëndësishme. Sipas agjentëve një strategji më e mirë, do të ishte një numër më i madh personeli dhe avancimi i teknologjisë së mbikëqyrjes. Në dhjetor të vitit të kaluar, administrata e Trump njoftoi një program të ri ndihme për Meksikën, që synonte të ndalonte trafikimin e parregullt të migracionit dhe narkotikëve, duke premtuar më shumë se 4 miliardë dollarë për të nxitur sigurinë dhe krijimin e vendeve të punës. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë