Ngjarje

FaceTime në iPhone na përgjon

Apple ka pranuar se një problem në softuerin e saj të FaceTime lejoi një përgjimi të shkurtër – edhe kur marrësi i thirrjes nuk është përgjigjur.

Në disa raste Iphone ka dërguar edhe video edhe pa dininë e marrësit. Ndërkohë kompania ka thënë se ka gjetur një zgjidhje për ta rregulluar gabimin dhe ofron një përditësim të shërbimit.

Gjithashtu Apple ka thënë se ka çaktivizuar opsionin që u jep mundësi përdoruesve të bëjnë thirrje në grup në FaceTime.

Problemi, i zbuluar fillimisht nga blogu 9to5Mac, ndodh kur të dy përdoruesit përdorin versionin 12.1 të sistemit operativ të Apple iOS, ose më të ri. Gjithashtu ndikon tek përdoruesit e Mac kur thirren nga një iPhone.Teknika përfshin përdorimin e funksionit të chatit në grup të softuerit, duke ngatërruar softuerin dhe duke bërë që të aktivizohet mikrofoni i objektivit, edhe nëse telefonata nuk është pranuar. Përgjimi mbaron kur thirrja ndërpritet.

Përveç audios, blogu 9to5Mac që njoftoi për problemin, thotë se shtypja e butonit për të bllokuar thirrjet ose për ta fikur pajisjen, rezulton në dërgimin e videos tek krijuesi i thirrjeve pa njohurinë e marrësit.

Gjatë një deklarate Apple u tha gazetarëve: “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë problem dhe kemi identifikuar një zgjidhje duke i bërë përditësim, (ubdate) softuerit”.
Ndërkohë përdoruesit e shqetësuar,duke përfshirë shefin ekzekutiv të Tëitter, Jack Dorsey, kanë sugjeruar të çaktivizohet plotësisht FaceTime.

Zbulimi i problemit përkoi me Ditën Kombëtare të Privatësisë në SHBA, ku në të njëjtën ditë shefi i Apple, Tim Cook bëri një status në Twiter.

“Në këtë ditë, #DataPrivacyDay le të këmbëngulim të gjithë për veprime dhe reforma për mbrojtjen e privatësisë,” shkroi ai në Twitter.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo i këshilloi banorët e qytetit të tij të çaktivizojnë aplikacionin e tyre FaceTime derisa ky problem të zgjidhet.

“Përgjimi i FaceTime është një shkelje e privatësisë që e vë në rrezik të gjithë njujorkezët”, tha ai

“Në Nju Jork, ne i marrim të drejtat e konsumatorëve shumë seriozisht dhe jam thellësisht i shqetësuar nga ky shkelje papërgjegjshme që mund të shfrytëzohet për qëllime të paskrupullta.”

Apple gjithashtu kohët e fundit bëri një “lojë” të madhe të kredencialeve të saj të privatësisë në ekspozitën e fundit të teknologjisë CES në Las Vegas.
Kompania nuk mori pjesë, por vendosi një tabelë pranë eventit ku shkruhej: “Çfarë ndodh në iPhone tuaj, qëndron në iPhone”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë