Kush është pjesë e rrjeteve sociale e ka hasur hashtagun # 10YearChallenge, që do të thotë, se shumë njerëz kanë zgjedhur të publikojnë foton e tyre të para 10 vitesh, krahas saj një foto të bërë së fundi. Përmes kësaj sfide ata venë në pah ndryshimet që kanë pësuar përgjatë një dekade. Miliona njerëz kanë marrë pjesë në këtë sfidë, ndërsa shumë të tjerë e kanë kritikuar këtë sfidë të nisur ë rrjetet sociale, duke e cilësuar sinarcizëm , ageist dhe nganjëherë pak seksist. Ndërsa së fundi shumë njerëz po përdorin këtë hashtag për të reflektuar edhe mbi ndryshime të mëdha që po ndodhin në planetin tonë.
Përmes një postimi në Twiter, futbollisti gjerman Mesut Ozil ka ndarë një foto ku në njërën anë shfaqet një ajsberg, ndërsa në anën e djathtë, shfaq foton e ajsbergut të shkrirë.
Megjithëse në përshkrimin e fotos nuk është shumë i qartë , pasi fotografia në të majtë është shkrepur në vitin 2016 dhe tregon një ajsberg në Antarktidë, dhe tjera në vitin 2018. Përmes këtij imazhi tregohet se shkrirja e akullnajave vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme.
Nga një eksperiment i kryer nga Nasa, u mësua se Antarktida po humbet rreth 127 gigatonnë të masës së akullt çdo vit, ndërsa Groenlanda humb 286 gigatonnë në vit. Kjo e gjitha për shkak të rritjes së temperaturave globale që absorbohen nga oqeanet. Temperatura mesatare e sipërfaqes së planetit është rritur rreth 0.9C që nga fundi i shekullit të 19-të – dhe rreth një e treta e kësaj ka ndodhur në dekadën e fundit.
Grupet e aktivistëve mjedisorë po përdorin edhe hashtag për të nxjerrë në pah këtë çështje.
-Një postim nga Greenpeace përkrah sfidën duke krahasuar një foto të shkrepur në vitet 1928 nga fotografja suedeze Christian Aslund në vitin 2002.
-Gjithashtu Martin Kobler, ambasadori gjerman në Pakistan, shkroi një artikull rreth ndryshimit të klimës në rajonin pakistanez të Balochistanit.
Sipas Indeksit të fundit të Rrezikut Global të Klimës, Pakistani ka qenë i teti më i prekur nga ndryshimet klimatike gjatë dy dekadave të fundit.
-Viti 2018 ishte viti kur bota u përball me realitetin e ndotjes plastike, si dhe ndryshimet klimatike. Shkencëtarët kanë thënë se rreth 10 milion ton mbeturina plastike përfundojnë në oqean çdo vit, dhe se disa prej tyre marrin qindra vjet në biodegradim. Disa aktivistë kanë zgjedhur hashtagun # 10YearChallenge, për të treguar se, ndërkohë që mund të kemi ndryshuar shumë në dekadën e fundit, plastika që hedhim mbetet pothuajse saktësisht e njëjtë.
-Konfliktet globale
Më 17 dhjetor 2010, një shitës tunizian i quajtur Mohamed Bouazizi refuzoi të paguante një ryshfet për zyrtarët lokalë, kështu që si pasojë kishte marrë konfiskimin e tij të frutave dhe perimeve. I ballafaquar me një proces burokratik të pafalshëm, ai u vetëflijua duke i vënë zjarrin vetës.
Ky akt, më pak se 10 vjet më parë, ishte katalizator për atë që më vonë njihej si Pranvera Arabe – një valë protestash në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriu, e që në disa raste, çoi në luftëra të përgjakshme civile dhe në një krizë refugjate.
Për të reflektuar mbi këtë, janë postuar imazhe të ndryshme të vendeve si Siri, Libi, Irak, ku vënë në pah ndryshmin e ndodhur përgjatë viteve të fundit. Në anën e majtë të imazhit shfaqe rrugët dhe vendet e lulëzuar, ndërsa në anën tjetër imazhet ku tregojnë vendin e bërë shkrumb e hi.
-Njerëzit gjithashtu po postojnë fotografi të Jemenit, ku një luftë civile trevjeçare ka shkaktuar kizën më të madhe humanitare në botë.
- Por gjithashtu në këtë sfidë janë vënë re edhe disa ndryshime pozitive. Njerëzit po ndajnë disa nga gjërat që duket se janë përmirësuar gjatë dekadës së fundit.
Sipas statistikave të Bankës Botërore dhe OKB-së, varfëria e skajshme është aktualisht në nivelin më të ulët të përgjithshëm të regjistruar gjatë historisë, gjithashtu është ulur edhe shkalla e vdekshmërisë foshnjore dhe analfabetizmi i të rinjve , gjithashtu jetëgjatësia mesatare globale është rritur.
-Por, fatkeqësisht, kjo nuk tregon tërë pamjen.
Teksa varfëria ekstreme është në nivelin më të ulët global, ajo ende po përkeqësohet me shpejtësi në Afrikën Sub-Sahariane – ku shkalla mesatare e varfërisë ekstreme është rreth 41%.
Edhe pse edukimi i të rinjve është rritur përgjithësisht, në vendet më pak të zhvilluar ky fenomen është në rritje, kjo më shumë përfshin vajzat e reja se sa burrat. Sipas të dhënave më të fundit, 59% e të gjithë të rinjve analfabetë janë vajza.
Ndërsa dëmtimi i mjedisit është ende një çështje shumë e madhe, nuk ka dyshime se vetëdija e njerëzve është rritur, duke bërë kështu që shumë njerëz dhe shtete të përpiqen të përdorin gjëra që janë më pak të dëmshme për mjedisin.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se burimet e ripërtërishme u rritën në 2016, falë një pjesë të vogël të një bumi në instalimin e paneleve diellore në Kinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




