Futboll

Higuain nuk luan në Superkupë, përgatitje për largimin

Gonzalo Higuain është pa dyshim emri më i përfolur i kësaj merkatoje dimri. Sulmuesi argjentinas duket se çdo ditë e më shumë shikohet larg Milanit. Pas shumë lajmeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në mediet italianë, këtë të mërkurë dy gjeste i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit për largimin e Higuain.

Në fillim ishte mungesa e “El Pipita” në foton e skuadrës së Milanit me princin saudit para finales së Superkupës. Por ajo që tashmë i ka trishtuar akoma dhe më shumë tifozët e Milanit është mungesa e Higuain në ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Sipas disa prej gazetave më të mëdha italiane, Higuain mund të mos zbresë në fushë që nga minuta e parë. Shkaku i shkruar nga gazetat fqinje është një gjendje gripale që ka kapur argjentinasin, që e pengon atë të luaj në maksimumin e tij. Në konferencën para ndeshjes, Gatuzo u shpreh se Higuain do të luaj që nga minuta e parë edhe me 90% të formës së tij, por mesa duket gjendja është rënduar akoma dhe më shumë.

Kjo gjendje gripale në fakt nuk i ka bindur shumë mediet në Itali dhe tifozët e Milanit që dyshojnë se pas kësaj mungesë fshihet dëshira e Higuain për t’u larguar. Merkato është ende e hapur deri në fund të këtij muaji dhe mbetet për t’u parë nëse Higuain do të vijojë të jetë me Milan, apo do të largohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë