Një humbje minimale 2-1 përballë ekipit kryesues të Superligës së Turqisë nuk mund të quhet rezultat negativ. Kukësi është mposhtur 2-1 në miqësoren e parë sezonale me turqit e Basaksehir. Ndeshja e zhvilluar në Antalia, aty ku të dyja ekipet po zhvillojnë fazat përgatitore ka parë një Kukës në formë të mirë dhe gati për rifillimin e kampionatit.
Cungu kishte besuar te lojtarët me të cilët mbylli fazën e parë dhe blerjet e reja e panë ndeshjen nga stoli. Përballë një ekipi ndjeshëm më cilësor skuadra shqiptare në pjesën e parë vuajti disi presionin, por më pas e mori veten dhe tregoi nivel cilësor.

Basaksehir do e gjente shumë herët golin që në minutën e 24’ me anë Bajiç. Pas këtij goli provoi të reagonte, por gjithmonë duke treguar kujdes në prapavijë. Në minutën e 62’ të pjesës së dytë truqit do të shënonin edhe golin e dytë të përballjes, duke e sigurua fitoren në këtë përballje miqësore.
Por në minutën e 79 ka ardhur reagimi nga ekpi shqiptar. Do të ishte mesfushori Çyrbja që shënoi golin e nderit për Kukësin që do duhej të kënaqej me këtë rezultat. Edhe pse humbje loja e Kukësit ishte në nivel të kënaqshëm dhe shpresëdhënëse për fazën e mbetur të kampionatit.

Formacionet e të dyja ekipeve:
Bashakshehir: Volkan, Uçar, Farsak, Çelik, Peshken, Jojiç, Inler, Ajdogdu, Napoleoni, Elia, Bajiç. Trajner: Abdullah Avçi
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Krasniqi, Rrumbullaku, Dzaria, Rroca, Kordeiro, Et’hemi, Rexhinaldo.
Trajner: A Cungu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




