Ka nisur mbarë faza përgatitore dimërore për Partizanin në Antalia të Turqisë. Skuadra kryesuese e kampionatit ka marrë një barazim shumë të rëndësishëm në përballjen me Sivaspor. 1-1 është mbyllur përballja e parë për këtë vit për Partizanin që në fushë ka zbritur me formacionin që ka luajtur më shumë në fazën e parë të Superligës.

Skuadra e Skënder Gegës ka ruajtur një ritëm të kënaqshëm gjatë 90 minutave edhe pse skuadra rivale është ndjeshëm më superiore në cilësi. Jasir Asani ishte i pari që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47’, sapo kishte filluar pjesa e dytë e ndeshjes. Por nuk vonoi shumë edhe përgjigja e turqve që barazuan në minutën e 67 me anë të Torzhe.

Pas kësaj ndeshje, Partizani do të ketë edhe dy përballje të tjera gjatë kësaj faze përgatitore në Antalia të Turqisë. Dy ditë më pas Partizani do të luajë sërish miqësore, ndaj Antaliasporit, ndërsa, më 14 janar do të sfidojë kroatët e Dinamos së Zagrebit.
Formacionet e te dyja ekipeve:
Sivaspor: Roket, Pap, Bjarsmir, Braz, Erdal, Arslan, N’Dinga, Ribalka, Torje, Kiliniç, Demir Trajner: Hakan Kelesh
Partizani: Hoxha, Trashi, Belica, Atanda, Ibrahimi, Telushi, Hila, Mala, Asani, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




