Politike

Brenda Kuvendit seanca, jashtë nisin përplasjet

Ka nisur Kuvendi i Shqipërisë, ku janë18 pika në rendin e ditës. Në fokus janë katër interpelanca me ministra, reforma administrativo-territoriale, si dhe një sërë projektligjesh që prekin sektorë të ndryshëm.

Ndërkohë Partia Demokratike ka thirrur protestë kombëtare për kundërshtimin e ligjit të Reformës Territoriale. Nga ana tjetër, para çdo seance plenare është zhvilluar edhe protesta e nisur për projektin e Zvërnecit dhe e kthyer më pas me karakter politik.

Dhe ndërkohë që brenda Kuvendit zhvillohet seanca, jashtë kanë nisjr përplasjet, ku tubuesit shtynë fizikisht efektivët dhe tentuan ‘shembjen’ e gardhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë