Një specie e re maceje e egër është zbuluar në pyjet e Bolivisë. E quajtur Leopardus tilcayo, kjo mace e vogël me njolla ishte ngatërruar për vite me specie të tjera të ngjashme.
Zbulimi u bë falë një maceje 10-vjeçare të quajtur Tigrino, e cila jeton në një qendër rehabilitimi në Bolivi. Ajo ishte gjetur në pyll nga një banor vendas, i cili fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një kotele shtëpiake.
Studiuesit analizuan ADN-në e Tigrinos dhe të ekzemplarëve të tjerë, duke zbuluar se ajo i përket një linje të veçantë evolucionare. Studimi, i publikuar në revistën Current Biology, sugjeron gjithashtu se “tiger cats” të Amerikës Qendrore dhe Jugore mund të përfshijnë pesë specie, dhe jo tre siç mendohej më parë.
Deri tani, Tigrino është i vetmi individ i gjallë i konfirmuar i kësaj specieje, megjithëse shkencëtarët besojnë se mund të ketë të tjerë në natyrë.
Zbulimi është i rëndësishëm edhe për ruajtjen e biodiversitetit, pasi këto mace kërcënohen nga shpyllëzimi, humbja e habitatit dhe gjuetia e paligjshme. Studiuesit tani shpresojnë të përcaktojnë se ku jeton specia dhe sa individë mund të ekzistojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje