Menaxhim

ERRU propozon tarifa me blloqe për ujin në zonat turistike

Nga Gazeta ‘Si’-  Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve që furnizojnë zonat turistike mund të aplikojnë në të ardhmen tarifa me blloqe për ujin, me synim uljen e konsumit të lartë gjatë sezonit veror.

Propozimi u bë nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) gjatë raportimit në Kuvend për zbatimin e rekomandimeve të Rezolutës së vitit 2025 dhe komentet mbi projekt-rezolutën e vitit 2026.

Sipas ERRU-së, në zonat me fluks të lartë turistik nuk duhet të fokusohet vëmendja vetëm te instalimi i ujëmatësve, por edhe te përdorimi i tarifimit me blloqe për të nxitur kursimin e ujit.

Ky sistem parashikon që konsumi bazë të tarifohet me një çmim normal, ndërsa për sasitë që tejkalojnë një prag të caktuar të aplikohet një tarifë më e lartë. Qëllimi është të kufizohet konsumi i tepërt, sidomos në zonat turistike dhe për bizneset me përdorim të lartë të ujit.

Nëse rekomandimi miratohet dhe zbatohet nga shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve, skema pritet të prekë kryesisht konsumatorët jofamiljarë, si hotelet, resortet, restorantet dhe bizneset e tjera të turizmit.

ERRU sqaron se ky është vetëm një propozim i paraqitur në kuadër të projekt-rezolutës për vitin 2026 dhe nuk nënkupton vendosjen e menjëhershme të tarifave të reja për ujin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë