Bota

Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

Izraeli thuhet se ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton një plan të ri për të vrarë presidentin amerikan Donald Trump. Kështu raporton The Wall Street Journal, duke cituar burime në dijeni të çështjes. Sipas këtyre burimeve, ky vlerësim i inteligjencës izraelite është një nga arsyet e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Javët e fundit, marrëdhëniet mes Trumpit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu janë ftohur për shkak të mospërputhjeve mbi vazhdimin e luftës me Iranin. Netanyahu ka mbështetur nevojën për të vazhduar sulmet kundër Iranit dhe për të arritur objektiva të tjerë ushtarakë.

Trump, nga ana tjetër, ka kërkuar një rrugëdalje nga konflikti, duke shprehur shqetësimin se ai mund të shkaktojë një tronditje të ekonomisë globale.

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Trump dhe Netanyahu zhvilluan nj ditë më parë një bisedë telefonike dhe ranë dakord të vazhdojnë “koordinimin mes dy vendeve”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Trump e informoi Netanyahun mbi aktivitetet e fundit të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë