Pavarësisht luftës në rritje të institucioneve të reja të drejtësisë për të goditur pasuritë e vëna në rrugë kriminale, ato vijojnë të mbeten problem.
Për të thelluar luftën ndaj pasurive kriminale, por edhe për t’i vënë këto pasuri në përdorim, ligji “Antimafia” i është nënshtruar për herë të parë një kontrolli nga Kuvendi. Në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja renditi të dhënat e përdorimit të këtij instrumenti në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Analiza tregon se ligji ka prodhuar rezultate konkrete, por jo në mënyrë të njëtrajtshme të në gjitha fushat ku përdoret. Është përdorur si duhet në krimin e organizuar dhe narkotikët, por sa i përket korrupsionit dhe përdorimit autonom, ky ligj mbetet pjesërisht i pashfrytëzuar”, shprehet Manja, duke shtuar se është evidentuar nevoja për forcimin e mekanizmave të administrimit dhe ripërdorimit të pasurive të konfiskuara, përfshirë kontrollin paraprak të procesit të rishitjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje