Bota

Trump thumbon Melonin me një meme: Ka nevojë për urdhër mbrojtjeje

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shënjestruar sërish kryeministren italiane, Giorgia Meloni, disa ditë pasi tha se ajo i ishte lutur për të bërë një foto gjatë samitit të G7-ës që u mbajtë në Francë.

Trump ndau një foto meme në Truth Social ku shfaqet së bashku me kryeministren italiane, sipër së cilës shkruhej “Nevojitet urdhër kufizues” .

Publikimi i mesazhit vjen në prag të samitit të NATO-s , i planifikuar për 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë, ku pritet të marrin pjesë të dy udhëheqësit.

Vetëm dy javë më parë, Presidenti Trump, pas samitit të Evianit, pretendoi se Meloni e kishte lutur për një foto së bashku në Francë. Kryeministrja italiane iu përgjigj kësaj akuze duke i thënë se “Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë