Ka ndodhur

Tiranë/ Autobusi del nga rruga, vdes shoferi, 7 pasagjerë në gjendje të rëndë

Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, 30 qershor, në autostradën Tiranë-Durrës, ku fillimisht u dyshua se kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë por në raportimin e fundit të policisë thuhet se ka humbur jetën një person, konkretisht drejtuesi i autobusit, R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.


Autobusi i linjës Berat-Tiranë ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në krahun e djathtë të rrugës dytësore buzë një kanali.

12 pasagjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se në spital janë 12 persona, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë, përfshirë një fëmijë dhe një i mitur.

Gjithnjë sipas burimeve, dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt, gjë që ka sjellë dhe aksidentin tragjik.

Perlat Vatoci, drejtori i Policise Rrugore ka bërë me dije se mjeti nuk është përplasur me një automjet tjetër, por për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga trajektorja, duke u përplasur me trafikndarësen.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë