Ka ndodhur

Pogradec, plagoset me armë zjarri për hakmarrje 35-vjeçari me precedentë penal

Gazeta Si – Një 35-vjeçar, Bryan Suzo mbeti i plagosur në këmbë gjatë një konflikti të dyshuar për hakmarrje mesditën e kësaj të hëne në Pogradec.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.3 të qytetit dhe autor i dyshuar është Nikolla Agolli, banues në Buçimas, 24 vjeç, i cili u kap pas disa orësh në Prrenjas.

Sipas burimeve, Agolli ishte plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit nga Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos, ç’ka ngre dyshime se ngjarja e sotme mund të lidhet me konfliktin e mëparshëm mes tyre.

Mësohet se Syzo, është një person shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë. Ai është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025.

Ndaj tij kishte masë sigurie “arresti në burg” nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje, por uniformat blu po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë