Gazeta Si – Një grup kriminal i dyshuar për vjedhje me thyerje në banesa dhe automjteje, u godit këtë të hënë në Sarandë.
Sipas policisë, operacioni i koduar “Focus”, zbardhi dhe dokumentoi 6 raste vjedhjesh, të kryera gjatë 25-27 qershorit, ku autorët dyshohet se vodhën shuma parash, laptopë, tableta, sende me vlerë dhe dokumente personale nga 5 automjete dhe 1 banesë.
Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës; Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë; Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier .
Policia vijon punën për kapjen e personit në kërkim dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve nga ky grup. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje