Ka ndodhur

Goditet grupi kriminal që grabiste makina dhe banesa në Sarandë, 4 në pranga

Gazeta Si – Një grup kriminal i dyshuar për vjedhje me thyerje në banesa dhe automjteje, u godit këtë të hënë në Sarandë.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Focus”, zbardhi dhe dokumentoi 6 raste vjedhjesh, të kryera gjatë 25-27 qershorit, ku autorët dyshohet se vodhën shuma parash, laptopë, tableta, sende me vlerë dhe dokumente personale nga 5 automjete dhe 1 banesë.

Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës; Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë; Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier .

Policia vijon punën për kapjen e personit në kërkim dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve nga ky grup. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë