Nga Gazeta ‘Si’- Qindra qytetarë zhvilluan sot protestën e 23-të radhazi, duke vijuar kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët u mblodhën në Sheshin Skënderbej, më pas protestuan drejt kryeministrisë dhe nisën marshimin në kryeqytet.
Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe ndryshime të thella në klasën politike që ka drejtuar vendin ndër vite.
Një nga protestuesit deklaroi se vendi po përballet me një situatë të rënduar sociale dhe ekonomike, duke përmendur rroga të ulëta dhe çmime të larta, si dhe duke akuzuar qeverinë për një “agjendë shpopulluese”.
Ai iu referua gjithashtu rasteve të ndëshkimeve penale ndaj ish-zyrtarëve në Spanjë, duke kërkuar që edhe në Shqipëri drejtësia të veprojë në mënyrë të ngjashme ndaj zyrtarëve të lartë nëse provohen shkelje.
“Dorëheqje dhe qeveri teknike. Nëse kjo qeveri nuk reagon, do të ketë përshkallëzim dhe këtë e vendos sovrani, populli”, u shpreh protestuesi, duke paralajmëruar për rritje të intensitetit të protestave.
Pas marshimit kilometrik të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në rrugët e Tiranës ashtu si çdo natë, disa nga protestuesit vendosën të qëndrojnë gjatë natës përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan rezistencën e tyre.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa edhe këtë të hënë pritet të zhvillojnë një tjetër marshim në kryeqytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje