Gazeta Si – Një çift bashkëshortësh janë dhunuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga disa kultivues droge në fshatin Arst, Bashkia Fushë Arrëz, ku shkak dyshohet se ka qenë sinjalizimi i policisë për disa parcela me kanabis.
Sipas policisë, autorët kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika, ku më pas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
Të lënduarit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve paraprake, fillimisht është sulmuar burri 55-vjeçar, i cili sapo kthehej nga puna për shtëpi, teksa më vonë është dhunuar edhe bashkëshortja e tij, 51 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje