Bota

Trump ndryshon sërish kurs: Marrëveshja me Iranin mund të nënshkruhet në fundjavë

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se është arritur një “marrëveshje e madhe” me Iranin dhe se nënshkrimi mund të bëhet që këtë fundjavë në Europë, ndërsa sipas burimeve diplomatike një memorandum mirëkuptimi mes Washingtonit dhe Teheranit mund të firmoset në fillim të javës së ardhshme.

Presidenti shtoi se ngushtica e Hormuzit do të rihapet, ndërsa bllokada detare mbetet ende në fuqi. 

“Ne i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord të mos zhvillojnë kurrë armë bërthamore – ky ishte qëllimi kryesor, 95% e çështjes,” theksoi ai.

Mediat iraniane, pranë Gardës Revolucionare (Pasdaran), fillimisht e mohuan lajmin, por më pas deklaruan se “teksti i marrëveshjes është ai i propozuar nga Irani”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë