Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se është arritur një “marrëveshje e madhe” me Iranin dhe se nënshkrimi mund të bëhet që këtë fundjavë në Europë, ndërsa sipas burimeve diplomatike një memorandum mirëkuptimi mes Washingtonit dhe Teheranit mund të firmoset në fillim të javës së ardhshme.
Presidenti shtoi se ngushtica e Hormuzit do të rihapet, ndërsa bllokada detare mbetet ende në fuqi.
“Ne i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord të mos zhvillojnë kurrë armë bërthamore – ky ishte qëllimi kryesor, 95% e çështjes,” theksoi ai.
Mediat iraniane, pranë Gardës Revolucionare (Pasdaran), fillimisht e mohuan lajmin, por më pas deklaruan se “teksti i marrëveshjes është ai i propozuar nga Irani”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje