Politike

SHBA-të i heqin ‘non gratën’ Berishës! Kreu i PD në Kuvend: Unë erdha. U krye!

Nga Gazeta ‘Si’- Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mësohet se ky vendim i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë në vend, Nancy VanHorn.

Kreu i PD ndonëse nuk iu përgjigj fillimisht pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

“Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja.

Pas daljes nga Kuvendi, ai tha përballë gazetarëve se sipas tij “kurrë ai nuk ka qenë non grata”, por ka pasur një sanksion për vizën.

“Unë kam patur komunikim zyrtar. Ajo çka mund të them është unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata. Ka patur një sanksion, vizën. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata, por edhe unë nuk e kundërshtova. Ka qenë një ndalim hyrje në SHBA. Sot unë them u ktheva”, tha ai.

Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja i humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.

“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe anëtarët e familjes së  tij të ngushtë si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- theksoi sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë