Nga Gazeta ‘Si’- Një debat i ashpër u zhvillua mes Taulant Ballës dhe kreut të PD Sali Berisha për Zvërnecin.
Kreu i PD, Sali Berisha tha se Rama ditën e nesërme sipas tij do të organizojë një antimiting ndaj protestave paqësore qytetarë.
Por si përgjigje, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se deklaratat e Berishës janë diversion, duke theksuar se PS organizon festë me rastin e 35-vjetorit.
Sipas tij programi për festat e partisë është i përcaktuar, ndërsa u shpreh se “Berisha nuk është i ftuar”.
“Zoti Berisha të shoh që insistoni me padurim që të merrni pjesë në festat e 35 vjetorit të PS. Ne kemi një kalendar të parashikuar të festave tona, sigurisht që ju nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjet e PS as në Vlorë, as Tiranë dhe asgjëkundi.
Me Edi Ramën kryetar të PS ju kemi mundur 8 herë rresht, do ju mundim përsëri pas një viti, do ju mundim edhe në 2029. Prandaj diversionin tënd se nesër në Vlorë paskemi antimiting, ne kemi një festë ditëlindje dhe populli i Vlorës është kryeqyteti i PS. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush”, tha Balla.
Ndërsa Berisha e akuzoi se po mashtrojnë publikisht dhe u bëri sërish thirrje të heqin dorë nga antimitingu.
“Hiqni dorë nga dhuna ndaj protestuesit paqësorë. Hiqni dorë edhe nga përdorimi i asaj që quhet opozitë e opozitës”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje