Gazeta Si – Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare, Kreshnik Tartari, një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e volejbollit shqiptar.
Tartari, si volejbollist me ekipin e Dinamos dhe përfaqësuesen kombëtare, fitoi shumë tituj kampionë dhe trofe të shumtë.
Por, emri i Kreshnik Tartarit u lartësua edhe më shumë me sukseset e arritura si trajner. Ai konsiderohet ndër teknikët më të suksesshëm që ka njohur ndonjëherë volejbolli shqiptar.
Një nga kapitujt më të lavdishëm të karrierës së tij ishte drejtimi i ekipit të femrave të Dinamos. Nën udhëheqjen e Tartarit, skuadra nisi në vitin 1974 një periudhë dominimi të jashtëzakonshëm, duke fituar 20 tituj.
Po ashtu, ekipi arriti rezultate historike edhe në garat evropiane, duke siguruar një vend mes katër skuadrave më të mira në kompeticionet kontinentale. Ndërsa si trajner i ekipit kombëtar, Tartari arriti të fitonte titullin kampion të Lojërave Mesdhetare.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, Kreshnik Tartari u vlerësua me një sërë titujsh dhe dekoratash, mes të cilave edhe titulli i lartë “Mjeshtër i Madh”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje