Bota

Irani i dërgon propozime të reja paqeje SHBA-ve

Nga Gazeta ‘Si’– Irani u dërgoi Shteteve të Bashkuara një propozim të ri paqeje me kushte që duken të ngjashme me ofertat që Uashingtoni i kishte refuzuar më parë.

Megjithatë një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se SHBA-të kishin zbutur qëndrimet për disa çështje. Oferta iu dërgua Uashingtonit nëpërmjet Pakistanit.

Propozimi iranian, dukej i ngjashëm në shumë aspekte me ofertën e mëparshme të Iranit, të cilën Trump e hodhi poshtë javën e kaluar duke e quajtur mbeturinë.

Do të përqendrohej së pari në sigurimin e përfundimit të luftës, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve detare.

Çështjet më të diskutueshme rreth programit bërthamor të Iranit dhe pasurimit të uraniumit do të shtyheshin për raunde të mëvonshme bisedimesh sipas Reuters.

Sipas një zyrtari iranian Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord të lironin një të katërtën e fondeve të ngrira të Iranit, që arrijnë në total dhjetëra miliardë dollarë , të mbajtura në banka të huaja.

Burimi iranian tha gjithashtu  për Reuters se Uashingtoni kishte treguar më shumë fleksibilitet në lejimin e Iranit të vazhdonte disa aktivitete bërthamore paqësore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit citoi veçmas një burim të paidentifikuar të thoshte se SHBA-të kishin pranuar heqjen e sanksioneve të naftës ndaj Iranit ndërsa negociatat ishin në vazhdim.

Nga Uashingtoni i cili thuhet se po përgatitet për të rinisur bombardimet, nuk pati një përgjigje të menjëhershme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë