Në ditën e katërt të merkatos, ka ardhur zyrtarizmi i parë për Partizanin. “Klubi i kuq” ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin nga Tetova, Fatjon Jusufi. Mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë e Renovës në kampionatin maqedonas deri në muajin dhjetor dhe tashmë do të vihet në dispozicion të trajnerit Skënder Gega.

Jusufi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe pas mbylljes së procedurave në klub është nisur drejt Antalias, ku Partizani po kryen një mini-fazë përgatitore. Kjo është hera e parë për mesfushorin 23-vjeçar që del jashtë kampionatit maqedonas dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e Partizanit.

Por ky nuk do të jetë afrimi i vetëm i Partizanit në këtë merkato, pasi pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet një tjetër afrim. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare mbrojtëse Alesio Hyseni. Ky i fundit ditën e premte ka mbyllur raportin kontraktual me Flamurtarin, duke zgjidhur kontratën dhe tashmë është një lojtarë i lirë. Bisedimet me drejtuesit e Partizanit nga ana tjetër kanë ecur shumë mirë dhe pritet që të zyrtarizohet firma dhe Hyseni të niset drejt Turqisë.
Partizani po tregohet goxha aktiv në këtë merkato, pasi përveç këtyre dy afrimeve po punohet edhe për disa blerje të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




