Nga Gazeta Si- Shoqatat e transportit do të subvencionohen me 50 lekë për litër naftë si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa ministri i Transportit Enea Karakaçi tha se kompensimi do të nisë që nga muaji mars kur kriza preku dhe çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri.
“Jemi ulur me shoqatat dhe me përfaqësues të bashkisë e ministrisë së Ekonomisë dhe kemi dëgjuar shqetësimet. Bëhet fjalë për 50 leke për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik. Një lajm i mirë tjetër është që këtë masë do e fillojmë që në muajin mars kur kishim dhe fillimin e efekteve të krizës”, tha Karakaçi.
Ndërkohë, ministri i Financave, Petrit Malaj tregoi për mediat se në mbledhjen e qeverisë u miratuan disa amendime lidhur me elementët e pullave fiskale.
“Propozimet që ne sjellin janë disa risi, së pari rriten elementët e sigurisë që e bëjnë të pamundur ose ulin mundësinë e falsifikimit të tyre. Nga ana tjetër do të vendosim edhe teknologjinë ‘track and trace’ në pullat fiskale, duke u dhënë mundësi autoriteteve si tatimore edhe doganore që të ndjekin produktin që nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori”, tha Malaj.
Një tjetër risi, tha ai, do të jetë bar kodi në këto pulla.
“Nëpërmjet një telefoni do të skanohet produkti dhe të merret informacion se kush është prodhuesi, importuesi, data kur ka hyrë në Shqipëri apo informacione të tjera në dobi të sigurisë ushqimore”, shtoi ministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje