Para

Qeveria dha 50 lekë/litër, shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen e subvencionit për naftën

Nga Gazeta Si- Pasi u miratua vendimi për subvencionin prej 50 lekë/litër nafte për shoqatat e transportit, ato kanë kërkuar zgjatje të skemës së subvencionimit.

Shoqata e Transportit Publik Qytetas i ka kërkuar qeverisë zgjatjen edhe me 3 muaj të skemës së subvencionimit të naftës, konkretisht për periudhën korrik-shtator 2026.

Më 13 maj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi se shoqatat e transportit publik do të subvencionohen me 50 lekë për litër naftë, masë që zbatohet nisur nga muaji mars, që përkon me krizën e hidrokarbureve.

Operatorët kërkojnë që kjo mbështetje të vijojë, duke argumentuar se çmimet e larta të karburantit po vështirësojnë përballimin e kostove dhe rrezikojnë normalitetin e shërbimit publik.

Sipas tyre, vazhdimi i kompensimit është i domosdoshëm për të shmangur reduktimin e flotës të autobusëve.

“Në kushtet kur karburanti përbën një nga kostot kryesore të aktivitetit të transportit publik, vazhdimësia e çmimeve të larta ka sjellë rëndim të ndjeshëm të barrës ekonomike për subjektet transportuese, duke vështirësuar përmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit publik ndaj qytetarëve”, thuhet në shkresën e Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë