Taksa

Tatimet paralajmërojnë kontrolle për individët e pasur me risk të lartë

Nga Gazeta ‘SI’- Administrata Tatimore do të intensifikojë kontrollin ndaj individëve të pasur me risk të lartë, në kuadër të objektivave të Planit të Rritjes dhe reformave të lidhura me procesin e integrimit europian.

Kjo ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara në takimin mes Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore, Ilir Binaj, dhe përfaqësuesve të Delegacionit europian në vend.

Sipas Administratës Tatimore, do të nisë një auditim me fokus individët me nivel të lartë pasurie dhe risk të shtuar, duke u bazuar jo vetëm në vetëdeklarimet e tyre, por edhe në informacionet e siguruara nga palë të treta.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe krijimi i regjistrit të aseteve për 10% të totalit të tatimpaguesve, një masë që synon rritjen e gjurmueshmërisë së pasurisë dhe forcimin e kontrollit fiskal.

Administrata Tatimore deklaroi se këto masa janë pjesë e angazhimit për forcimin e administrimit tatimor, luftën kundër evazionit dhe përafrimin me standardet europiane.

Udhëzimi vjen në një periudhë kur Tatimet po intensifikojnë kontrollet në subjektet me risk lart, me qëllim uljen e evazionit dhe informalitetit. Më herët, Tatimet nisën të monitorojnë edhe individët me makina luksoze, që shpesh nuk kishin të ardhura të deklaruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë