Bota

Trump anulon vizitën e Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar misionin e Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan, sipas mediave amerikane.

Dy të dërguarit amerikanë ishin planifikuar të takoheshin me Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi në Islamabad.

Por Trump vendosi të anulojë udhëtimin e të dërguarve të tij për shkak të “qëndrimit të Iranit”.

“Ne i kemi të gjitha kartat në dorë. Ata mund të na telefonojnë në çdo kohë, por nuk mund të fluturojnë për 18 orë dhe thjesht të rrinë aty pa folur për asgjë”, tha Trump për Fox News.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë