Sport

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët

Nga Gazeta Si- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e shpërblimeve për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja tha për mediat se “me këtë vendim garantohet një skemë më e drejtë për shpërblimet për sportet në disa disiplina. Ky vendim do të ketë efekt duke filluar nga muaji prill 2026”.

Gonxhja sqaroi se sipas vendimit masa e shpërblimit shkon nga 40% që ishte në 75% për sportet jo olimipike.

Po ashtu, rritet me 50% nga 40% që ishte, masa e shpërblimit për trajnerët e këtyre sportistëve elitarë.

“Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Ishte 3500 lekë mbështetja në ditë dhe shkon në 5 mijë lekë në ditë”, tha Gonxhja.

Më tej Gonxhja tha se do ketë rritje deri në 65% të shpërblimeve për stile të veçantë dhe rritje 100% për rezultatin përfundimtar”.

 Gjithashtu ka një rritje deri në 200% ose trefishim për disa kategori në kampionate europiane dhe një rritje mesatare në 50% deri në 100% për të gjitha rezultatet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë