Sport

Ligji i Sponsorizimit përplas sportin me qeverinë

Nga Gazeta Si- Ndërkohë që Ministri i Sportit Blendi Gonxhja deklaroi në shkurt se ligji i Sponsorizimit do të jetë në fuqi në 2027, ministri i Financave Petrit Malaj e kundërshton këtë ligj.

Në konferencën për mediet, kreu i FSHF-së, Armand Duka, foli edhe për Ligjin e Sponsorizimit.

Sipas tij drafti është dërguar në një diskutim publik dhe duhet vullnet politik që të shkohet më tej, diçka që nuk e kanë gjetur nga Ministria e Financave.

“Has një kundërshtim të madh nga Ministria e Financave, është absurde. Ku do shkojnë këto lekë thonë? Do të shkojnë tek fëmijët tanë që do të luajnë futboll, këto lekë buxheti dalin nga taksat tona. I vetmi mekanizëm mbetet Ligji i Sponsorizimit, mendoj që të jemi në finalizimin e tij, por nuk mund të flas me bindje. Jam kërkues i kësaj dhe jo vendimmarrësi”, tha Duka.

Ai shtoi se futbolli në Shqipëri do të ketë vështirësi financiare pa mbështetje dhe se është shumë e vështirë që të zhvillohet. Duka gjithashtu ka vërejtje edhe për draftin e qeverisë.

“Kemi bërë shumë takime, negociata, diskutime, së fundmi me ministrin e Sportit edhe pas Asamblesë, diku para 10 apo 15 ditësh. Qeveria e ka bërë një draft, e ka çuar për diskutim publik, padyshim që kemi shumë vërejtje edhe për atë draft”, thotë Duka.

Pasi Gonxhja dha lajmin se ligji do të hyjë në fuqi në 2027, Duka u shfaq në një takim me biznesmenin Samir Mane, duke i kërkuar që të investojë në një klub futbolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë