Me fillimin e vitit të ri 2019, fillon zyrtarisht edhe merkato e muajit janar në të gjitha kampionatet kryesore në Europë. Pas disa transferimeve të vogla dhe më shumë huazime të lojtarëve me profil të ulët, vjen goditja e parë e madhe e kësaj merkatoje. Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan Kristian Pulisiç, i cili ka firmosur për Çelësin në Premier League. Mesfushori me origjinë kroate ka lënë Borusia Dortmund në kampionatin gjerman për të firmosur me londinezët për një shifër që llogaritet të shkojë deri në 64 milionë euro.
Lajmi për këtë transferim të bujshëm dhe deri diku të befasishëm është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman, Borusia përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
20-vjeçari kishte refuzuar rinovimin e kontratës me Dortmund, pasi dëshironte të kalonte me çdo kusht në kampionatin anglez. Ai ishte një ndjekës i rregullt i këtij kampionati që kur kishte qenë fëmijë dhe për këtë arsye drejtuesit gjerman nuk mund ta mbanin më në ekip. Në këtë situatë, oferta e Çelësit kishte qenë më e favorshmja për Dortumnd, duke e shitur “yllin” e saj. Por gjithsesi Pulisiç do të vazhdojë të kontribuoje për Dortmundin edhe për vijimin e kampionatit, për shkak se Çelësi pasi pagoi klauzolën e tij vendosi ta huazojë atë në ekipin gjerman deri në fund të këtij sezoni.
Pulisiç cilësohet si talenti më i madh i futbollit amerikan. Ai kaloi në gjermane 3 vite më parë dhe për dy sezone ishte asistuesi më i mirë në Bundesliga.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




