Menaxhim

Qeveria miraton rehabilitimin e sheshit ‘Nënë Tereza’, do ndërtohen Muze dhe parkim

Nga Gazeta Si- Këshilli i Ministrave ka vendosur rehabilitimin e sheshit ‘Nënë Tereza’ si dhe ndërtimin e një Muzeu Arkeologjik nëntokësor dhe një parkimi nëntokësor.

Në vendimin e botuar, është vendosur se autoriteti kontraktor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik do jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sipas vendimit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të kryejë të gjitha procedurat, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës.

Gjithashtu, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të bëjë paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë