Nga Gazeta ‘Si’-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se opozita po përgatit një protestë të dytë të fuqishme, që sipas tij nuk është parë asnjëherë, pas asaj të 24 janarit.
Shkaku kryesor sipas tij, është akti i Ramës i cili sipas tij ka bllokuar kalimin në Parlament të shqyrtimit të dosjes së Ballukut dhe heqjen e imunitetit të saj që kërkon SPAK-u.
Berisha u shpreh me tone të forta ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar atë për ndërtimin e një narko-shteti dhe për përfshirje në korrupsion dhe trafik droge.
Sipas Berishës, Rama ka dhënë leje ndërtimi për kulla, ku pastrohen para, vetëm që të ketë përfitime në zgjedhje. Ai theksoi se në takimet me drejtues të komisioneve dhe me anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, u trajtua situata alarmante në Shqipëri.
Kreu democrat e përshkroi situatën në vend si të rrezikshme.
“Shqipëria është e rrezikuar nga regjimi i Ramës. Fantazma e kreut të organizatës kriminale Edi Rama ishte më e përçmuara në Strasburg. Shqipëria e Ramës renditet aty si diktaturë autoritare që bazohet në drogë”.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mobilizimit të opozitës shqiptare.
“Opozita është e vendosur të përballet dhëmbë për dhëmbë me këtë narko-regjim. Ftoj opozitarët të vazhdojmë këtë betejë deri në fitoren tonë, sepse shpresa e vetme e vendit është opozita dhe ajo nuk do të zhgënjejë.”
Berisha nënvizoi se jehona e protestës së opozitës në takimet ndërkombëtare ishte e fuqishme dhe sipas tij është pritur mjaft mire nga miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



