Shoqatat e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin e ri të pagave të miratuar nga parlamenti të enjten e kaluar e të dekretuar nga Presidenti të premten.
Në kërkesën e depozituar më 21 shtator 2026, shoqatat kërkojnë gjithashtu pezullimin e zbatimit të ligjit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
Shoqatat argumentojnë se Kuvendi nuk miratoi ndryshimet ligjore brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e 17 shkurtit 2026, ndërsa kërkesa ngre edhe çështje lidhur me zbatimin e vendimit kushtetues dhe përcaktimin e pagës referuese të magjistratëve.
Në dokument thuhet gjithashtu se KLGJ dhe KLP kishin miratuar vendime për përcaktimin e pagës referuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por më pas ekzekutimi i diferencave të pagave u përball me problematika në procedurat e Thesarit.
Kërkesa tashmë i është paraqitur për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje