Nga Gazeta ‘SI’- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndërmarrë një nismë duke ftuar në një takim deputetët që ulen për herë të parë në Parlament, por jo të gjithë, pasi ftesat duket se janë dërguar vetëm pas një procesi “filtrimi”.
Sipas pamjeve të ndara nga Ambasada, në takim kanë qenë vetëm emrat e deputetëve që nuk janë përfolur për afera abuzive apo lidhje me kontigjentë kriminalë, si p.sh Ivi Kaso, Besart Xhaferri, Marjana Koceku etj.
“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP). Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake”, njofton ambasada.
Ambasada ka lënë jashtë deputetë si Sara Mile, e cila u reklamua si një fenomen në PS dhe theu rekordet e veteranëve të vjetër të partisë, me votat që mori në zgjedhjet e 11 majit. Mile është akuzuar si e lidhur me figura kriminale në zonën e Elbasanit, ku ajo shërben si deputete. Po ashtu mungojnë figura të tjera të famshme si Zegjine Çaushi, Tërmet Peçi, Agron Malaj, Gjin Gjoni, Zija Isamili.
Nuk është e qartë nëse përzgjedhja e SHBA-së është rastësore apo një mesazh për kupolën drejtuese të shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



