Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiu se ka kriminalizuar policinë për të trembur qytetarët për të mos kërkuar drejtësi nëpërmjet protestave.
Ai u ndal edhe te shkrirja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë e cila sipas tij erdhi si pasojë e dështimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e institucioneve publike.
Sipas Bardhit, krimi i organizuar ka depërtuar në hipotekën e Vlorës, duke e bërë të pamundur ushtrimin normal të detyrës nga drejtuesit e institucionit.
Ai tha se për tre vite me radhë, asnjë drejtor nuk ka arritur të qëndrojë gjatë në detyrë, pasi është përballur me presione dhe kërcënime.
Bardhi akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiut se nuk ka reaguar për këtë situatë, duke e cilësuar policinë si të vënë në shërbim të krimit.
Ai kërkoi llogari për mbylljen e hipotekës së Vlorës dhe për pamundësinë e ushtrimit të detyrës nga drejtuesit e saj. Sipas tij, për tre vite me radhë, asnjë drejtor nuk ka arritur të qëndrojë gjatë në detyrë, pasi është përballur me presione dhe kërcënime.
“Po pse është mbyllur Hipoteka e Vlorës? Sepse Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike. Krimi i organizuar cdo ditë në hipotekën e Vlorës dhe ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë.
Sepse policia e zonjës nuk i garanton dot në krye të detyrës funksionarët e shtetit. Përse nuk flet ajo që po mbyllet hipoteka në Vlorë, se ka tre vjet që nuk mbush dot një muaj një drejtor Hipoteke sepse nuk ushtron dot i lire detyrën, sepse policia eshte ne sherbim te krimit.
Për këtë duhet të flasë ajo, jo për mesazhet që i çon nga arratia Ergys Agasi që e ka vënë në atë karrige dhe na hiqet ne si ministre”, tha Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



