Nga Gazeta Si- Në një deklaratë për shtyp para Kuvendit, Organizatat e Medias kanë thënë se megjithëse disa nga ndryshimet e parashikuara në Kodin Penal janë pozitive, drafti që pritet të miratohet sot nuk përmbush standardet e Bashkimit Europian dhe as kërkesat e komunitetit të medias për garantimin e plotë të lirisë së shprehjes.
“Së pari, teksti parashikon mbrojtje dhe dekriminalizim të shpifjes vetëm për gazetarët që janë të regjistruar dhe të njohur. Kjo nuk është një zgjidhje e plotë. Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një regjistër për gazetarët”, thuhet në deklaratë.
Organizatat e medias nënvizojnë se reforma për dekriminalizimin e shpifjes nuk i zgjidh të gjitha problemet që lidhen me lirinë e medias dhe se nevojitet një reformë më e thellë, që të adresojë kushtet e punës, presionet politike dhe garanci të tjera për pavarësinë e gazetarëve. Në përfundim, gazetarët i bëjnë thirrje mazhorancës dhe deputetëve të Kuvendit që ta përmbyllin këtë reformë në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, duke shmangur ndryshime sipërfaqësore që nuk garantojnë mbrojtje reale për lirinë e shprehjes.
“Kemi ndjekur me kujdes ndryshimet në Kodin Penal. Pavarësisht se disa prej tyre janë ndryshime pozitive, me keqardhje vëmë re se drafti që do të miratohet sot nuk përmbush standardet e BE-së dhe kërkesat tona për lirinë e shprehjes. Së pari, teksti parashikon mbrojtje dhe dekriminalizim të shpifjes vetëm për ata gazetarë që janë të regjistruar dhe të njohur. Kjo nuk është një kërkesë e plotë. Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një regjistër për gazetarët”, tha Blerjana Bino, përfaqësuesja e Organizatës së Medias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



