Këngëtari Italian Lorenzo Cherubini, ose Jovanotti siç njihet, e ka shprehur përherë publikisht dashurinë që ka për kafshët.
Në këtë fundvit, ai ka dërguar 23 kuintalë ushqim për qenë e mace, ushqim të thatë dhe konserva, në strehëzën e qenve të braktisur në Ossaia. Si çdo vit, ai u dërgoi dhuratën vullnetarëve të udhëhequr nga Stefania Bistarelli, të cilët për më shumë se 20 vjet kanë udhëhequr shoqatën Etruria Animals Defendly me dashuri të madhe dhe përkushtim.

Për Lorenzo dhe të shoqen Francesca Valiani, bota e miqve me katër putra nuk është e rëndësishme vetëm për Krishtlindje apo Vitin e Ri.

Në fakt, në shtëpinë e tyre në Poggio të Cortonas, kanë gjetur strehë shumë qenë dhe mace të braktisur. Në krahë të tyre, në mbrojtje të kafshëve, qëndron përherë veterineri i besuar Alberto Bradi nga Castiglion Fiorentino, me të cilin po realizojnë një qendër për strehimin e maceve të braktisura .
Jovanotti nuk është mjaftuar me kaq dhe në 2018 ka huazuar imazhin e tij për kalendarin përmes të cilit mblidhen fonde për një strehë kafshësh më Vasto të Abruzzos, në të cilën, familja Cherubini, ka adoptuar vite më parë një qenushe që quhet Mou e prej atij viti nisi të ndihmonte në strehën e Ormas, një qen paraplegjik që kishte nevojë për kura dhe përkujdesje të veçanta. Përgjegjësja e strehës së kafshëve në Ossaia, Stefania Bistarelli, ka komentuar dhuratën bujare të radhës të këngëtarit të njohur: Bujaria e Lorenzos dhe e familjes së tij n ambush çdo vit me gëzim dhe na ndihmon në mënyrë konkrete për nevojat ditore për miqtë tanë me katër putra. Këtu nevojat janë të përditshme dhe të shumta e përveç këngëtarit cortonez, duam të falenderojmë edhe shumë njerëz që çdo vit pranojnë ftesat tona për të mbledhur ushqime, për darkat dhe kotejlet e bamirësisë dhe për dhurimet direkte, edhe gjatë tregut solidar që po shpiem përpara në qendër të qytetit me rastin e festave të fudnvitit.
*Burimi: music.fanpage.it
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.










