Futboll

Liverpuli në sfidën e fundit për ta mbyllur vitin i pamposhtur

Këtë të shtunë të fundit për vitin 2018-të luhet futboll në Angli dhe Itali. Nëse për britanikët tashmë është traditë zhvillimi i ndeshjeve në kohë festash edhe italianët po fillojnë të mësohen me një gjë të tillë. Në Premier League do të jenë 6 ndeshje të vlefshme për javën e 19-të. Ndërsa në Serie A do të luhen të gjitha ndeshjet e javës 18-të.

Sfida për mos t’u humbur nga kampionati anglez është pa dyshim ajo mes kryesuesve të Liverpulit dhe Arsenalit. Skuadra e Klop është në vendin e parë dhe me 4 pikë diferencë nga vendi i dytë, ndërsa “topçinjtë” janë në vendin e pestë. Është ndeshja e fundit për këtë vit për këto dy skuadra që kanë pasur përjetime të ndryshme. “Të Kuqtë” shkuan deri në majën e Europës, por pa mundur dot të marrin me vete trofeun, ndërsa Arsenali është në një fazë tranzicioni pas largimit të Arsen Venger. Ndeshja pritet të jetë e hapur për shkak të stilit të lojës së të dy ekipeve, por edhe për shkak se në fushë do të jenë dy sulmuesit më të mirë të kampionatit, Aubumejang dhe Salah.

Tabela e ndeshjeve në Premier League këtë të shtunë:

Ndërkohë në Itali, Juventus do të kërkojë të rikthehet te fitoret në një sfidë delikate me Samdorian në shtëpi. Inter me shijen e fitores ndaj Napolit në mesjavë do të përballet me Empolin. Napoli do të presë në shtëpi Bolonjën, ndërsa Lacio do të kërkojë fitoren e tretë rresht me Torinon. Daljen nga kriza e javëve të fundit, Milan do e kërkojë me SPAL, teksa Roma do të duhet të përballet me Parmën në super formë javët e fundit.

Tabela e ndeshjeve në Serie A këtë të shtunë:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë