Rastet e gripit po rriten me shpejtësi në të gjithë Europën, duke ushtruar presion të madh mbi spitalet dhe sistemet shëndetësore në shumë vende, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). OBSH tha se 27 nga 38 vende në rajonin e saj europian po raportojnë “aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit”.
Shefi i OBSH-së për Europën, Hans Henri Kluge, paralajmëroi se sistemet shëndetësore janë nën presion, duke thënë se gripi vjen çdo dimër, por ky vit është pak më ndryshe.
“Tregon se si vetëm një ndryshim i vogël gjenetik në virusin e gripit mund të ushtrojë presion të madh në sistemet tona shëndetësore.”
Kluge paralajmëroi gjithashtu për informacionin e rremë, duke thënë: “Është jetike në klimën aktuale të kërkohen informacione të besueshme nga burime të besueshme si agjencitë kombëtare të shëndetit dhe OBSH-ja.”
Kluge tha se sistemet shëndetësore janë të përgatitura, duke shtuar se “sistemet shëndetësore kanë dekada përvojë në menaxhimin e gripit, kemi vaksina të sigurta që përditësohen çdo vit dhe kemi një manual të qartë masash mbrojtëse që funksionojnë”, siç citohet në raportin e The Guardian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




