Nga Gazeta ‘Si’- Në konferencën për media, Sali Berisha komentoi aktivitetin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, ku në videon e historikut mungoi Lulzim Basha.
I pyetur se përse në atë regjistrim ishte retushuar figura e Bashës, i cili ka mbajtur drejtimin e partisë për tetë vite, Berisha tha se arsyeja ishte fakti që sipas tij, ai ka dëmtuar opozitën.
Madje, ai shtoi, se nëse do e kishte përgatitur vetë videon, Bashës do i vinte një kryq të kuq.
“Të siguroj që po ta kisha bërë unë atë klip do ta kisha bërë ndryshe. Por po të kisha bënë Lulzim Bashën do t’i vija një kryq të kuq sepse Lulzim Basha e dëmtoi opozitën shqiptare. Nuk them se nuk mund të mos ishte, por do ishte me atë që meritonte”, tha Berisha.
Një tjetër emër që nuk ishte i pranishëm në festën e demokratëve ishte Ervin Salianji, i cili zgjodhi të zhvillonte një foltore në Gjirokastër.
“Nuk e ka ndjerë, për të qenë aty duhet të ndjesh përvjetorin”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




