Politike

Kreu i ri i SPAK/ Berisha: U zgjodh sipas Kushtetutës

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi përzgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli si dhe kreun e ri të SPAK.

Sipas tij, me vendosjen e Shabanit, mazhoranca rrëmbeu edhe institucionin e fundit.

Berisha theksoi se sipas tij një proces i instaluar prej shumë vitesh u përmbys, duke shtuar se PS i futi ‘një thikë të madhe një procesi delikat e vështirë’.

Ai gjithashtu tha se PS refuzoi në mënyrë kategorike çdo kandidaturë të mbështetur nga PD.

“Një proces i instaluar prej shumë vitesh u përmbys dje duke rrëmbyer dhe institucionin e fundit. Kishte ngelur gjysmë, sepse zonja Ballanca ka qenë kandidaturë e pëlqyer nga të dyja palët. Ky segment kishte ngelur. Refuzoi në mënyrë kategorike Besim Ndregjonin, Adriana Kalanë, çdo kandidaturë të mbështetur nga PD dhe grabiti opozitën që donte në kundërshtim, duke i futur një thikë të madhe një procesi delikat e vështirë, por që dëshmon se Rama është i gatshëm të shkelmojë çdo gjë”, tha Berisha.

Ndërsa për zgjedhjen e kreut të SPAK Berisha tha se u zbatua Kushtetuta.

Ai shtoi se pjesëmarrja e ambasadorëve në procesin e votimit, tregon se Edi Rama sipas tij nuk i ka të gjitha nën kontroll, duke e lidhur pak dhe me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli.

“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo.

I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, ç’ka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë.

Kështu është. Ishte një zonjë aty, ajo nuk shkoi vetë aty. Aty në KLP e dërgoi komisioni i Skapit, shkoi atje dhe dy-tre zonja që ishin në KLP nuk menduan t’i jepnin një votë. E nxorën pa asnjë votë.
Këto dy komente kam unë për zgjedhjet e djeshme. U zgjodh në përputhje me Kushtetutën, në dallim të madh nga pararendësi i tij, që nuk ka kushtetutë as ligj, por këtu u zbatua kushtetuta.

Kishin bërë rregulloren vetë për votim të hapur, gjersa kanë rënë dakord, në ujdi. Normal në institucione votimi është i mbyllur, por ata kanë rënë dakord vetë dhe nuk mund të ua diskutojë kush të drejtën për të vendosur si të votojnë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë