Politike

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro. Opozita bojkoton votimin

Gazeta Si – Me 85 vota pro dhe 3 kundër, Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit me mbështetjen e shumicës socialiste.

I pranishëm vetëm për këtë votim ishte kryeministri Edi Rama, ndërsa menjëherë i gjithë grupi i PD braktisi sallën, duke bojkotuar procesin e votimit.

Pasi mbështeti më herët me firma 6 kandidatë, e më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës, institucionit që prej mungesës së konsensusit politik drejtohet 3 vite përtej mandatit nga Erinda Ballanca.

Tre orët e debatit për Avokatin e Popullit, shkuan vetëm në një pikë: opozita akuzoi mazhorancën se ka bërë pazar me Endri Shabanin, njërin nga kandidatët që vetë mbështetën nga më shumë se gjysma e deputetëve të opozitës.

Madje opozita dha sinjalet e para se nëse mazhoranca e voton, Avokati i Popullit do të përfundojë në Kushtetuese.

Ndërkohë, kandidaturat e tjera, morën këto vota:

Tartar Bazaj / 1 pro/ 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj, 4 pro. 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci / 1 pro/ 72 abnestim, 14 kundër

Adriana Kalaja/ 0 pro/ 69 kundër, 17 abnestim

Beism Ndregjoni/ 0 pro, 61 abstenim 25 kundër

Endri Shabani / 85 VOTA PRO, 0 abstenim, 3 kundër


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë