Politike

Danimarka do të hapë ambasadë në Tiranë në 2026: Mbështetje kundër ndikimit rus

Gazeta Si – Danimarka ka njoftuar se po bëhet gati të hapë ambasadën e saj në Shqipëri në vitin 2026 dhe siç raportojnë mediat vendase, kjo nuk është thjesht një dëshirë, por një nismë tashmë e finalizuar nga ministri i punëve të Jashtme, Lars Lokke Rasmussen.

Sipas “The Copenhagen Post”, shefi i diplomacisë daneze ka informuar Komitetin e Politikave të Jashtme për ndryshime mbi strukturën diplomatike daneze, ku futet edhe hapja e një ambasade në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Ministri danez për Punët e Jashtme, Lars Løkke Rasmussen, theksoi se hapja e ambasadës në Tiranë do të mundësojë mbështetjen e aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e qëndrueshmërisë së vendit, përfshirë mbrojtjen nga ndikime të dëmshme të jashtme.

“Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo sjell sfida të reja, por edhe mundësi të mëdha. Duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe modern, të pranishëm në vendet ku janë të rrezikuara interesat tona kryesore”, deklaroi Rasmussen.

Me një ambasadë në Shqipëri, Danimarka do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë qëndrueshmërinë e tij, “përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë