Politike

Vdekja e 15-vjeçarit në Elbasan, Tritan Shehu nga Kuvendi: Të ndalohet fostoksina në Shqipëri, është substancë ndjellëse e vet*vrasjeve

Deputeti Tritan Shehu foli sot nga Kuvendi, ku kërkoi që fostoksina të shpallet e ndaluar në vendin tonë, pasi sipas tij kjo substancë është “ndjellëse e vetëvrasjeve të të rinjve”.

Shehu iu referua vdekjes së 15-vjeçarit në Elbasan, i cili ndërroi jetë sot pasi konsumoi fostoksinë. Për rrjedhojë ai kërkon që fostoksina të mos shitet në farmacitë bujqësore.

“E dini ju që një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka marrë fostoksinë. E kam ngritur 100 herë që ajo substancë kaq toksike, vdekjeprurëse ndjellëse e vetëvrasjeve nga ana psikologjike të hiqet nga farmakopea bujqësore. Të ndalohet siç është bërë në shumicën dërrmuese të botës dhe atje ku përdoret, përdoret në masa të rrepta sigurie dhe jo të shitet nëpër rrugë, në kioska duke shtuar dëshirën për vetëvrasjen e të rinjve. Fosktoksina të hoqët të shpallet e ndaluar. Ka plot substanca të tjera jo të dëmshme”, tha Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë