Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se sipas tij kryeministri Rama është përpjekur të bëjë presione ndaj sistemit gjyqësor.
Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, duke reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kaluar për shqyrtim çështjen e pezullimit të ministres Belinda Balluku, Berisha kërkoi që procesi të zhvillohet në një seancë publike, për transparencë të plotë ndaj qytetarëve.
Sipas tij Rama futet në Guinnes si kryeministri i parë në histori që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, bëhet avokat në gjykata.
“Edi Rama është bashkëpunëtor i karteleve të drogës. Hyn në Guinness si kryeministri i parë në histori, që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, e mbron atë. Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë të hapur, sepse është nën presion nga Edi Rama.
Në lidhje me çështjen Balluku, Rama gënjeu, duke cituar Komisionin e Venecias, për të mbrojtur veten”, tha ai.
Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, i cili deklaroi se Komisioni i Venecias, nuk thotë që një gjykatë duhet të pezullojë ministrin.
Dje Berisha paralajmëroi se do të përgatisë një padi për kryeministri Edi Rama për “mashtrim publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



