Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se PS nuk do të bëjë propozime për Avokatin e Popullit.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se PD ka disa emra për Avokat të Popullit, madje njëri prej tyre është i njohur dhe publik.
Sipas tij, emri i Besim Ndregjonit duhet të votohet në Parlament si Avokat i Popullit.
“Ne kemi disa kandidatë që do t’i paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por ai i ndryshon deklaratat nga mëngjesi në darkë. Por ne kemi kandidatët, i kemi të listuar, janë të njohur.
Njëri prej tyre Besim Ndregjoni, ka qenë në seancë. Në cdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare ai duhet të ishte votuar dhe duhet të votohet”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



